Për të katërtin vit radhazi, Kosova është nikoqire e Kampionatit Ballkanik, duke mirëpritur rreth 10 shtete pjesëmarrëse: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Moldavinë, Turqinë dhe Bullgarinë.
Për dy ditë me radhë, Peja do të jetë nikoqire e xhudistëve më të mirë të rajonit, me përballje të forta, atmosferë të jashtëzakonshme dhe garë të nivelit të lartë.
“Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik, më 26 shtator 2026, do të zhvillohen garat individuale në kategoritë:
Meshkujt: -60kg, -66kg, -73kg, -81kg, -90kg, -100kg, +100kg
Femrat: -48kg, -52kg, -57kg, -63kg, -70kg, -78kg, +78kg
Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.
Ceremonia e hapjes do të mbahet në ora 15:30.
Blloku final fillon në ora 16:00.
Dita e dytë, 27 shtator 2026, i kushtohet garave ekipore, Mixed Team.
Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.
Ejani në “Karagaç” dhe bëhuni pjesë e atmosferës, duke mbështetur xhudistët tanë!”, thuhet nga FXHK.