Kampionia mesdhetare e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të ngjitet në ring në Kampionatin Evropian “Sofia 2026”, që po zhvillohet në Bullgari.
Sadiku do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ndërsa përballë saj do të jetë boksierja ruse Alina Pushkar.
Përballja e boksieres kosovare është planifikuar të zhvillohet nga ora 13:30, në ringun “A”.
Donjeta Sadiku vjen në këtë garë evropiane pas një periudhe të suksesshme, ku ka dëshmuar edhe një herë potencialin e saj në arenën ndërkombëtare. Ajo është kampione e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku fitoi medaljen e artë për Kosovën.
Tash, Sadiku synon të vazhdojë me paraqitje të forta edhe në Kampionatin Evropian, në një tjetër sfidë të rëndësishme për karrierën e saj.