Anton Cena e ka fituar edhe medaljen e dytë të artë në Garat Evropiane të Policisë dhe të Zjarrfikësve.
Veterani i Policisë së Kosovës shkëlqeu edhe në dytë të kësaj gare, e cila po mbahet në Vigo të Spanjës.
Duke e pasur parasysh se nuk pati kundërshtarë në kategorinë e tij dhe që garuesit më të rinj nuk pranuan të rriheshin me të, Cena u përball me një garues të kategorisë më të rëndë dhe fitoi pa problem.
Kështu, Cena u shfaq në podium me flamurin e Policisë së Kosovës, të cilën po e përfaqëson me plot nder e krenari, si gjithmonë.
Anton Cena po i shfaq edhe sivjet simbolet e Republikës së Kosovës në një vend që nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Një ambasador i vërtetë i shtetit, përmes sportit.