Laura mbetet pa medalje 

Xhudo

Laura mbetet pa medalje 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:13
Laura mbetet pa medalje 

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (-63 kg), nuk kishte fat në përballje (në repesazh) me Sanne Vermeer nga Holanda, duke pësuar humbje dhe mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Fazliu sot bëri paraqitje fantastike, që nga lufta e parë, kur e mundi me ippon gjermanen Dena Pohl, pastaj holandezen Juul Frannsen, por në çerekfinale ka qenë e pafat duke humbur pas vazhdimeve nga rusja Daria Davydova. 

Në luftë për medalje të bronztë e mundi pas vazhdimeve italianen Maria Centrachio dhe në fund u ndesh me Vermeer.

Dje, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë dhe Nora Gjakova të bronztën.

Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, po arrin rezultatet brilante në Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat