Këta janë motër e vëlla nga Kosova, që po e çmendin Evropën!

Xhudo

Këta janë motër e vëlla nga Kosova, që po e çmendin Evropën!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:06
Këta janë motër e vëlla nga Kosova, që po e çmendin Evropën!

Motër e vëlla nga Kosova, e bën më të mirën për shtetin e tyre. 

Motër e vëlla sot janë në qendër të vëmendjes në tërë Kontinentin e Vjetër. Është fjala për xhudistin Akil dhe xhudisten Nora Gjakova.

Akili kampion i Evropës në kategorinë – 73 kg dhe Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në kategorinë – 57 kg në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Vëlla e motër, të artë e të bronztë në Evropë.

Këta janë pasuri kombëtare duke ia shtuar edhe Distria Krasniqi që fitoi titullin e kampionit të Evropës në kategorinë – 48 kg.
Akili dhe Nora, në piedestal, kjo është e rrallë, që shumë shtete e lakmojnë këtë mrekulli.

Falë punës së trajnerit Driton Kuka me të vëllain Agronin, kryetar i Federatës së xhudos së Kosovë, sot Kosova po e sundon Evropën dhe botën! Mrekulli! Vëlla e motër, janë krenari e kombit shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat