​Xhudisti Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Selanik

Xhudo

​Xhudisti Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Selanik

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 16:05
Milot Gashi

Xhudisti kosovar, Milot Gashi, ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadet, që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Gashi ka shkëlqyer në kategorinë deri në 66 kilogramë, duke regjistruar disa fitore të rëndësishme dhe duke e përfunduar garën në podium.

Në xhiron e parë, xhudisti kosovar mposhti me Ippon garuesin vendas Nikolaos Tosounidis, ndërsa në përballjen e dytë ishte më i mirë edhe se italiani Francesco Robert Di Benedetto.

Serinë e fitoreve e vazhdoi edhe në xhiron e tretë, ku mposhti me Ippon Ariel Yehuda Cohen.

Në çerekfinale, Gashi u ndal nga moldavi Vladislav Moga, por vazhdoi garën përmes repasazhit.

Në këtë fazë, ai triumfoi me Ippon ndaj grekut Anastasios Kiourtzidis, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

Në duelin vendimtar, Milot Gashi mposhti me Yuko serbin Luka Dangubic, duke siguruar kështu medaljen e bronztë në këtë garë ndërkombëtare.

Në këtë sukses të xhudistit kosovar, kontribut të rëndësishëm dhanë edhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi, të cilët e udhëhoqën gjatë garës në Selanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat