Ministri Çeku viziton 5 fituesit e normave olimpike

Xhudo

Ministri Çeku viziton 5 fituesit e normave olimpike

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:36
Ministri Çeku viziton 5 fituesit e normave olimpike

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka bërë të ditur se sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, ka vizituar olimpistët.    

“Ministri Hajrullah Çeku dhe Zv Ministrja Daulina Osmani vizituan pesëshen tani më të konfirmuar me Normë Olimpike!

Njëherit uruan medalisten e Kampionatit Botëror Nora Gjakova që sivjet shkëlqeu në garat e mbajtura ditë më parë.

Për 5 fituesit e Normave  Olimpike Ministria do ndaj buxhet shtesë për federatën e xhudos!

Drejt Olimpiadës ky ekip udhëton për prezentim dinjitoz dhe me shpresë që edhe nga Olimpiada të kthehemi me medalje”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat