​Driton Kuka reagon për rezultatet në Botërorin e xhudos

Xhudo

​Driton Kuka reagon për rezultatet në Botërorin e xhudos

Më: 10 maj 2023 Në ora: 17:55
Driton Kuka

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistet e Kosovës që kanë garuar deri më tani nuk arritën që të siguronin medalje nga ky kampionat, por është futur në top-10-sën e më të mirëve me plotë pesë garues.

Pas këtyre rezultateve, ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë ndër të tjera se xhudistët Distria Krasniqi iu mohua medalja.

Ai është ndarë shumë i kënaqur me rezultatet e arritura në këtë kampionat.

Ky ëshrë reagimi i plotë i Kukës në “Facebook”

Kosova si ekip në 3 ditët e para e tregoj potencialin si asnjë herë më parë! Plot 5 garues në top 10 më të mirët në Botëror! Distrias ju mohua medalja por shkojmë tutje drejt Paris 2024!

Ajo tashmë çdo garuese e ka mposht në kategorinë e re pos Abe Utas Japonezes që do jetë caku ynë!

Nora hyri në 8 të parat me 2 fitore dhe kur ju hap rruga tutje gaboj dhe mbeti e 7

Laura sot na rriti apetitet!

3 fitore me garuese të forta e kur realisht e pash në podium diçka ngeci me sllovenen të cilën Laura e kishte mposht në garat e kaluara, kjo pjesë duhet përmirësuar sepse po mendoj që ajo e pa veten në finale ende pa i kryer detyrat një nga një!

Akil Gjakova u rikthye me dy fitore dhe Pikë Olimpike për të kapur hapin drejt Olimpiadës.

Flaka e Erza në kërkim të formës së tyre në gara të mëdha.

Pasnesër garon Loriana Kuka kategoria 78 kg

Pikët Olimpike :

Distria 720 Pikë

Nora 520 Pikë

Laura 520 Pike

Akili 320 Pikë

Flaka 240 Pikë

Drejt Olimpiadës 4-6 Norma Olimpike do arrijmë për Paris 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat