Erza kalon në rrethin e dytë të Grand Prix “Upper Austria 2023”

Xhudo

Erza kalon në rrethin e dytë të Grand Prix “Upper Austria 2023”

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:09
Erza Muminoviq

Erza Muminoviq ka kaluar ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Prix, që po mbahet në Austri.

Xhudistja në rrethin e parë e mposhti austriaken Carina Klaus-Sternwieser.

E në xhiron e dytë, Erza do të ketë punë me xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Muminoviq synon medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë në evenimentin që po mbahet në Linz.

Ndërkaq, në kategorinë deri në 63 kilogramë do të garojë Laura Fazliu, e cila rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me fituesen e duelit Momo Tatsukawa – Sara Lisciani.

Kosova po përfaqësohet në Grand Prix të Austrisë me gjashtë garues.

Krahas Erzës dhe Fazliut, në këtë garë po marrin pjesë edhe Flaka Loxha, Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Shpat Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë pushuar në këtë turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat