Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Zagreb

Xhudo

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Zagreb

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 18:31
Distria Krasniqi

Trimëresha e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është kampione në kategorinë -52 kg në turneun prestigjioz Grand Prix që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.

Xhudstja e Kosovës nuk ka treguar mëshirë për asnjë rivale, duke fituar medaljen e artë.

Edhe një medalje për shtetin e Kosovës.

“Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025!

Në xhiron e parë Distria ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Ippon, Amanda Lima nga Brazili. Në çerekfinale Distria mposhti me Ippon, Blandine Pont nga Franca.🇫🇷 Kurse në gjysmëfinale ajo mposhti përsëri me Ippon, Gaia Stella nga Italia.

Në ndeshjen për medalje të artë Distria mposhti me Ippon, Reka Pupp nga Hungaria”, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat