Xhudo si gjithmonë me çmimet kryesore në ceremoninë që u mbajt nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Distria Krasniqi është sportistja e vitit 2025.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, mburret me çmimet që ka marrë në mbrëmjen e sotme që u organizua nga KOK-u.
“Xhudo edhe në vitin 2025 fiton çmimet kryesore nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Sonte u ndanë çmimet për Laureatët e Vitit 2025, ku sporti i xhudos edhe këtë herë u vlerësua me sukseset e tij!”, ka shkruar Federata e Xhudos e Kosovës.
“Driton Kuka - trajneri i Vitit për të 10-tën herë radhazi.
Distria Krasniqi - sportistja e Vitit për të 6-tën herë radhazi.
Akil Gjakova - sportisti i Vitit për të 6-tën herë radhazi.
Nora Gjakova - çmimi për arritje të veçantë!
Laura Fazliu - çmimi Special për të 2-tën herë radhazi.
Enise Zijade - Shpresa Olimpike”, shkruan në faqen e FXHK-së.