Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes FXHK-së dhe MKRS-së

Xhudo

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes FXHK-së dhe MKRS-së

Më: 21 prill 2026 Në ora: 20:25
Driton Kuka, Blerim Gashani e Agron Kuka

Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit mes Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim Kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, si dhe Kryemjeshtrin Driton Kuka.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimit dhe të arriturave të sportit të xhudos, si dhe implementimi i programit shtetëror "Kosova, shtet i xhudos".

Në fund të takimit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe

Federatës së Xhudos së Kosovës si pjesë e vazhdimësisë së programit shtetëror "Kosova, Shtet i Xhudos" që synon forcimin e mëtejmë të mbështetjes institucionale për zhvillimin e sportit të xhudos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat