Ky është veprimtari në Zvicër që mobilizoi diasporen shqiptare për ndryshime në Kosovë!

Zvicra

Ky është veprimtari në Zvicër që mobilizoi diasporen shqiptare për ndryshime në Kosovë!

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:57
Naim Avduli me veprimtarët shqiptarë

Diaspora shqiptare po e dëshmojnë veten, jo vetëm se janë shembull të integrimeve, por edhe si biznesmen te suksesshëm te cilët kane bërë emër me kompanitë dhe firmat e tyre.

Se janë të integruar mirë në vendet e ndryshme evropiane dëshmon edhe biznesmeni dhe humanisti i njohur shqiptar Naim Avduli nga Lipovica e Gjilanit i cili jeton dhe vepron në Reichenburg (SZ) të Zvicrës qe nga viti 1990 i dëbuar dhe viktime e politikave diskriminuese serbe në kohën kur Kosova gjendej nen okupimin serb.

Naim Avduli përveç një afarist i suksesshëm është edhe nje veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare si dhe aktivist te VV ne Zvicër i cili po i jep ndere dhe dritë diasporës dhe kombit shqiptare! Diaspora si rrufeja, drejt Kosovës për 14 shkurt! Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, diaspora shqiptare si kurrënjëhere më parë është e organizuar për të votuar me 14 shkurt të këtij viti që solli ne edhe fitore. Ky mobilizim i paparë që dëshmon një atdhedashuri pa kufijë qe prire nga Naim Avduli aktiviste dhe perkarhes tjere te VV,  ka shkruar gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

Kur bëhen bashke djersa e punëtorit dhe vota me zemër e diasporës s’ka kush e ndal fitoren dhe ndryshimin, siq ndodhi me 14 shkurt, ne referendumin gjithëpopullor në Kosovë!

Naim Avduli një biznesmen dhe veprimtar bashke me Gazmend Krasniqi, deputete dhe partner dhe Fjolla Beqiri-Selmani – Kontabiliste janë kreu i stafit të firmës se njohur zvicerane Express GU GmbH të cilët sot ata mbajnë mbi 100 familje përmes 30 punëtorëve te tyre në Zvicër dhe Kosovë.

“Më shumë se 10,000 shqiptaë të Kosovës do të shkojnë nga Zvicra për të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit…” kishte shkruar BLICK duke ju referuar burimeve të gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Dhe i tërë ky mobilizim i diasporës shqiptare ne Zvicrës për të votuar ne Kosovë me 14 shkurtit u be nga këta djelmosha të prire nga Naim Avduli. (Über 10’000 sind abgereist Kosovaren ëählen mit Schëeizer Fahne, Ëie das albanische Portal in der Schëeiz,«Le Canton27.ch», schreibt, zeuge das nicht nur von einer hohen Ëahlbeteiligung aus der Schëeiz, sondern auch «von Respekt und Freundschaft für das Land, in dem sie leben und arbeiten»)

“T’ju them të drejtën unë e adhuroj dhe jam anëtar i Vetëvendosjes po se por, por mund te them se jam ne Vetëvendosje edhe para Vetëvendosjes, sepse unë qysh ne vitin 2004 kur ishte qeveria artificiale qe e quanin atëbotë si përkohshme, e kam kundërshtuar kete regjim totalitar në Kosovë e cila nuk kishte qellim as zhvillimin e as avancimin e integrimeve te shtetit tone, por vetëm si me u pasuruar me korrupsion dhe si me e vjedhur shtetin tonë. Ai qe vjedh shtëpinë e vete nuk i shkon gjate, siç u dëshmuan edhe me 14 shkurt te këtij viti, qer ne njëfarë mënyre ishte edhe Referendum kombëtar ne Kosovë dhe çlirim nga kthetrat e kapësve te shtetit,  ku Amerika ju gjeti secilit vendin e vet te merituar dikush ne qeverisje e dikush ne burg.. Pra, kur bëhen bashke Amerika dhe djersa e punëtorit, bashke me votën me zemër e diaspores ska kush e ndal fitoren dhe ndryshimin, siq ndodhi me 14 shkurt, ne referendumin gjithëpopullore në Kosovë!”, ka thënë veprimtari Naim Avduli për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Sipas Naim Avdulit “shqipatarët jo vetëm në Zvicër por ne përgjithësi në vendet evropiane janë dëshmuar përmes integrimit te mire se ata janë ambasadore te kombit tone dhe me puntorët ne botë, por fatkeqësisht ata nuk kane pasur as fat e as mundësi ta tregojnë veten ne kohen e okopumit serb, por edhe këto 20 vitet e fundit te okupimit te shtetit nga bandat e kriminale në krye te shtetit e Kosovës e cilët u dëbuan me 14 shkurt 2021 nga vota e popullit si një ndëshkim dhe çlirim..”

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat