Flet mërgimtari që pretendon që filmoi UFO-t me telefon, derisa po vinte në Kosovë

Zvicra

Flet mërgimtari që pretendon që filmoi UFO-t me telefon, derisa po vinte në Kosovë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 18:45
Luan Dana

Mërgimtari, Luan Dana i cili po vinte nga Zvicra në Kosovë me aeroplan, po pretendon se ka filmuar UFO (objekte të paidentifikuara) derisa po shikonte kah dritarja.

Ai në një lidhje virtuale, ka treguar se si arriti që t’i filmonte këto UFO të cilat në video shihen vetëm si pika të bardha që zhduken brenda pak sekondash nga qielli.

“Kisha një biletë udhëtimi me datë 22 prill. Pas ngritjes së aeroplanit pas 10 minutave nisa të xhirojë,” – tregoi Dana.

“Gjatë xhirimit unë nuk pashë asgjë. Pas kthimit në Kosovë po shihja videon të ngadalësuar dhe i pashë tri dita të bardha me një shpejtësi të madhe dhe në fund të videos i pash edhe dy të tjera,” – shpjegon tutje ai.

Dana tregoi se pasi e pa këtë video në xhirim të ngadalësuar erdhi në përfundim që në fakt, sipas tij, paska diçka atje lartë dhe se beson që ekzistojnë edhe jetë tjera në hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat