Ambasada shqiptare në Bernë shpërndan tekste mësimore falas për nxënësit në Zvicër

Zvicra

Ambasada shqiptare në Bernë shpërndan tekste mësimore falas për nxënësit në Zvicër

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:17
Ilustrim

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, ka filluar me shpërndarjen teksteve mësimore për nxënësit që nisën vitin shkollor 2021/2022 në Zvicër.

Fillimisht u shpërndanë tekste mësimore në Bernë, për të vijuar në javët e ardhshme edhe në Kantone të tjera.

Më konkretisht, dje tekstet mësimore ju dhuruan fëmijëve në shkollën e Ëittigkofenit të Bernës, ku mësuese Majlinda Shaqiri zhvillon mësimin me rreth 20 nxënës, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përfiton nga rasti t’u urojë suksese të mëtejshme nxënësve dhe mësuese Majlinda Shaqiri!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat