Shënohet 30 vjetori i shkollës Shqipe në Zvicër

Zvicra

Shënohet 30 vjetori i shkollës Shqipe në Zvicër

Nga: M.L. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 20:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkëshortja e heroit të kombit, Agim Ramadani, Shukrije Ramadani njoftoi se në Zvicër është shënuar 30 vjetori i shkollës shqipe.

Ajo në një postim në Facebook shkroi se ndjehet krenare që për 30 vite me radhë mbajtën gjallë, gjuhën, traditën, kulturën dhe dashurinë ndaj atdheut.

“30 vjetori i shkollës Shqipe në Zvicër. Nder dhe krenari të jesh pjesë e armatës së madhe që për 30 vite me radhë mbajtën gjallë, gjuhën, traditën, kulturën dhe dashurinë ndaj atdheut. Secili mësimdhënës është sfiduar në mënyra të ndryshme gjatë këtyre decenjeve, është gëzuar e pikëlluar me armatën e nxënësve që ka përcjellë me vite të tëra”, tha Ramadani.

Ajo theksoi se mësimdhënësit i kanë pasur familje të përbashkët prindërit dhe nxënësit të tyre dhe bashkë kanë ndarë sukseset e dështimet.

“Në çdo përvjetorë kemi uruar që dora e shtetit të shtrihet edhe mbi supet tona jashtë atdheut! Vazhdojnë pritjet e uratat edhe pas 30 vitesh, me shpresën në ringritje të cilësisë arsimore, vullnetit prindërore për ruajtje identiteti dhe këmbëngultësisë së mësimdhėnësve për suksese të nxënësve,uroj që përvjetoret tjara të kemi më shumë nxënës në skenë e në klasa ku zhvillohet mësimi shqip, më shum vullnet nga mësimdhënësit e më shum dashuri nga prindërit pėr ruajtjen e gjuhës dhe identitetit të fëmijëve të tyre”, përfundoi zonja Shukrije Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat