​Reçica për Nysret Krasniqin: Veprimtaria e tij ka qenë e lidhur me fatin e Kosovës

Zvicra

​Reçica për Nysret Krasniqin: Veprimtaria e tij ka qenë e lidhur me fatin e Kosovës

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 23:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica mori pjesë në akademinë përkujtimore në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Nysret Krasniqi në Luzern të Zvicrës.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica tha se jeta dhe veprimtaria e Nysretit, në të gjitha etapat ka qenë e lidhur ngushtë me fatin e Kosovës.

Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm dhe aktiv në jetën e organizimit për rezistencë dhe aktivitet politik për lirinë e Kosovës”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Sot, pata nderin të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore në dy vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Nysret Krasniqi, që u mbajt në Luzern të Zvicrës.

Jeta dhe veprimtaria e Nysretit, në të gjitha etapat ka qenë e lidhur ngushtë me fatin e Kosovës. Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm dhe aktiv në jetën e organizimit për rezistencë dhe aktivitet politik për lirinë e Kosovës.

Kontributi i çmuar i Nysretit ka lënë gjurmë dhe familjarët e miqtë e shumtë të tij sot me krenari po e vazhdojnë angazhimin për forcimin e shtetit tonë të pavarur e sovran.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat