Lumir Abdxhiku publikon pamjet, LDK tubim madhështor në Zvicër

Zvicra

Lumir Abdxhiku publikon pamjet, LDK tubim madhështor në Zvicër

Më: 7 maj 2022 Në ora: 21:25
LDK tubim madhështor në Zvicër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamjet e tubimit madhështor të LDK-së në Zvicër, ku kjo degë shënoi 32 vjetorin e themelimit të saj.

“Entuziazmi i jashtëzakonshëm i njerëzve tanë këtu, ishte rikonfirmim i qartë i rikthimit tonë në diasporë. Për mua, për bashkëpunëtorët e mi, pjesëmarrja këtu ishte nder i veçantë. Takimi me njerëzit punëtorë, të drejtë, atdhetarë, patriotë e kontributdhënës të të gjitha kohërave është detyrim politik i lidhjes sonë”, ka shkruar ndër tjerash Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

LIDHJA NË ZVICËR

Sonte, së bashku me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj e Shkumbin Gashi, takuam bashkatdhetarët tanë në Grenchen të Zvicrës - në shënim të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK këtu. Sot, takova njerëz që kanë dhënë kontribut për LDK-në dhe Kosovën që nga ditët e para; siç dhe takova njerëz që duan ta nisin kontributin nga e para. Takova burra e gra, të rinj e të reja, që Kosovës i kanë dhënë pasurinë e saj më të madhe – i kanë dhënë mërgatën. Kryetarit të Degës Ahmet Kosumi e anëtarëve të Kryesisë i urova për angazhimin në shtëpinë tonë të përbashkët.

Entuziazmi i jashtëzakonshëm i njerëzve tanë këtu, ishte rikonfirmim i qartë i rikthimit tonë në diasporë. Për mua, për bashkëpunëtorët e mi, pjesëmarrja këtu ishte nder i veçantë. Takimi me njerëzit punëtorë, të drejtë, atdhetarë, patriotë e kontributdhënës të të gjitha kohërave është detyrim politik i lidhjes sonë.

Lidhja jonë në mërgatë është lidhje e vlerave, e ideve, e kontributit kombëtar - është besëlidhje për një Kosovë që e duam të gjithë. Në mërgatë, angazhimi ynë do të jetë shumë më i madh sepse LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët tanë në çdo hap të vetin politik. Ky është veçse fillimi.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat