Dita e Popujve në qytetin e Vinterthurit prezentohet nga Shoqëria Kulturore dhe Artistike „Dardania“

Zvicra

Dita e Popujve në qytetin e Vinterthurit prezentohet nga Shoqëria Kulturore dhe Artistike „Dardania“

Nga: Shefqet Cakolli Më: 9 maj 2022 Në ora: 08:14
Grupi i fëmijëve dhe vallja e Buburrecit, që ishte kënaqësi për fëmijët në publik

Në vazhdën e aktiviteteve të saja tash e 28 vite të kësaj qendre kulturore me seli në Winterthur të Zvicrës, vikendin që shkoj, pikërisht më 07 maj të shtunën në „Alte Kasserne“ u mbajt festa; „Tag der Völker“ (Dita e Popujve), e cila kishte pauzu për shkakë të pandemisë për gati tri vite, festë kjo e cila mbahet për çdo vit me vite të tëra, dhe që grumbullon thuaja se të gjitha nacionet që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet prej gati 117 mij banorë dhe qyteti i gjashtë në kuadër të Zvicrës.

Image
Paraqitje dinjitoze dhe me një gjallëri që zgjoi kurreshtje te publiku i mrekullueshëm,
Image
Publiku i interesuar edhe për gjirime gjatë paraqitjes së SH.K.A „Dardania“ në Winterthur

 

Organizatorët; Interkulturelles Forum në Winterthur, si institucion që merret më shumë me

të haujt, kishin bërë pregaditjet me kohë për mbarëvajtjen e kësaj feste tash më tradicionale ku tubon shumë nacione, me kutura dhe tradita të ndryshme, përmes valles, këngës, instrumenteve, artit, veshjeve dhe ushqimeve të popujve nga e gjithë bota që jetojnë në Zvicër, e posaqërishtë në Winterthur, e që historin e kësaj feste e lidhë edhe këtë shoqëri e cila ka marrë pjesë që nga viti 1995, si emërtim tjetër në fillim që quhej; „Fata Mërgana“, me disa pauzime në periudha të shkurtëra, për tu rikëthy edhe kësaj here pas pandemisë.

Pikërishtë në ora 14:00 filloj kështu festa e madhe me një fjalim rasti të kryetarit të saj z.Ali Karadas dhe kordinatores zonja Regula Huwiler, për të përfundua në ora 23:00 me një laramani të programit të paraparë sipas organizatorëve dhe në bashkëpunim me shumë shoqatat e ndryshme që kishin paraqit pjesëmarrjen e tyre në zhanre të ndryshme të prezentimit si në valle, në këngë në instrumente, lojra të ndryshme dhe poezi të kombeve të ndryshme së bashku me ushqimet e llojllojshme, duke fillua kështu nga Alevi- Bektaschi me grupin muzikor, mandej me Valeryia Bernikova nga Ukraina, me saksafon, mandej me korin e fëmijëve kurd nga Turqia, grupin e tupanave nga Maroko, shumë gjuhësia nga mbar bota, si nga Kurdistani, Sri Lanka, Sudafrika, Kameruni, mandej vallëzime në kthina të vogla, si dhe prezentime të veshjeve të ndryshme si lidhja e shallit indian, deri te gajdet skandinave, po ashtu nuk munguan as bashkëbisedimet në grupe të disa nga gjuhët si; turqishtë, spanjollishtë, tamilishtë, greqishtë, shqipë, arabishtë e kurdishtë.

Image
Një kujtim me bashkëmoshataret e grupit Tamil, si dhe shqiponja me duart e vogëla,

Kështu që pjesa e dytë dhe festive ishte lënë në mbrëmje edhe ate nga ora 19:00 në sallën e madhe me dekorime dhe bynen e regulluar për paraqitjen e grupeve të vallëzimit, këngës e grupeve të instrumenteve dhe koreve, si dhe paraqitjeve individuale.

Kështu në një atmosfer festive filluan grupet e paraqitura të ngjiten në sken sipas programit, duke fillua me grupin e vallëzimeve nga Meksika, mandej grupi kurd me vallet e tyre, grupi nga Maroku, mandej vallëzimet e grupit të fëmijëve tamil, për të patur një pauz të shkurtës prej gjysëm ore, sa për të patur kohë ti shijojnë të pranishmit e stërmbushur në sallë ushqimet e nacioneve të ndryshme, mes tyre edhe të shqipëtarëve e cila ishte kujdesur zona Feime Jashari, nga shoqata e Gruas në Winterthur, prej nga ishte falenderuese që po prezentoheshim edhe ne shqiptarët me traditat tona, përmes valles dhe kulturës sonë kombëtare, përmes fëmijëve që po lindin dhe rriten në mërgimë.

Image
Grupi i të rriturëve në vallen e Gollakut
Image
Vallja e grupit të të rriturëve, me një përkushtim,

Pas kësaj pauze të vogël filluan prap të ngjiten në skenë grupi Alevite- bektashiane me grupin e tyre muzikor, ku interpretuan disa instrumentale të traditës së tyre me të rinjët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë, më pastaj vjen grupi tjetër i shoqatës Alevite me këngë dhe kor të të moshuarëve, për të ju ardhë radha Shoqërisë Kukturore dhe Artistike „Dardania“ të cilët ishin në një numer tejet të madhe në krahasim me paraqitjet e më parëshme, duke fillua nga më i vogli me veshje çame, e deri te më i madhi me veshje të trevës së Kosovës, mes tjerash edhe me veshje të Medvegjës. 

Image
Veshje Çame për fëmijë dhe veshje femrash të veqanta nga Medvegja,

Pasi moderatorja Margarita Lajqi, prezentoj shoqërinë kulturore dhe artistike Dardania, me emocione, sepse edhe ajo vinte nga rrënjët e saja në Kosovë, dhe ndjehej e ngazëlluar gjatë prezentimit, kur edhe u ngjiten në sken anëtarët e kësaj qendre kulturore së pari me dy valle të grupit të fëmijëve, si vallen e Lokut dhe vallen e buburrecit, që ngriten peshë sidomos te fëmijët e paranishëm, por edhe te të mëdhejt me duartrokitjet e vazhdueshme, deri te dy vallet tjera të grupit të të rriturëve si; vallja e Gollakut dhe vallja me motive Tiranase, që performuan gati në mënyrë profesionale të një ansambli me traditë, prej nga asnjëhere nuk munguan qaste ngazëllimi nga publiku që kishte patur kohë e nuk kishin patur rastin të shofin një prezentim kaq dinjitoz dhe kompakt të vlerave tona kombëtare, para gjithë atyre të pranishmëve në sallë, duke përfëshirë këtu edhe atmosferën që po mbretëronte në fytyrat e publikut. Në përfundim të pjesës së progrmait të shoqërisë Dardania, valltarja Besiana Mazrekaj, përshëndeti të pranishmit dhe dha një historik të shkurtët të shoqësisë, prej nga po ashtu u duartrokitë nga masa.

Image
Grupi Alevite nga Turqia, dhe grupi Alevite-Bektashiane po ashtu nga Turqia,

Natyrisht se kishte edhe bashkëatdhetar tanë, që kishin ardhur ta përcillënin këtë fest, disa nga ata edhe me fëmijë të veshur në kostume kombëtare, ku në ta vërehej një krenari që po prezentoheshin në mesin e shumë nacioneve dhe që po duartrokisnin të gjithë pavarësisht kombit e nacionit, qoft edhe zviceranët që njëri nga ta na foli fjalë miradije për paraqitjen e shqiptarëve me kaq madhështi dhe gjallëri, duke fillua nga më i vogli deri te më i rrituri.

Edhe prindërit që moren pjesë në këtë paraqitje ishin tejet të kënaqur me prezentimin dhe punën e pa lodhëshme të stafit të shoqërisë, si dhe punën e koreografes Norës si dhe asistentes së saj Dhuratës, të cilat kishin punua me grupin e fëmijëve, edhe nën masa të pandemisë.

Image
Prezentim nga kultura e Senegalit dhe grupi i përbashkët i Ditës së Popujve

Festa vazhdoj edhe me prezentime të radhës, si Senegali, dhe krejt në fund grupi i përbashkët i popujve me disa instrumente për ta përfundua kështu edhe këtë festë tradicionale dhe mjaft e munguar pas pandemisë që kaploj thuaja se gjithë boten.

Winterthur, 08.05.2022,

Teksti dhe fotot:

Shefqet Cakolli

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat