Leja e qëndrimit dhe shtetësia, në shënjestër të disa rregullave specifike!

Zvicra

Leja e qëndrimit dhe shtetësia, në shënjestër të disa rregullave specifike!

Nga: Lirim Begzati Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:48
Lirim Begzati

Me fituar një leje qëndrimi më stabile, me e shmangur rrezikun e humbjes së lejes, me synuar marrjen e shtetësisë, janë disa nga çështjet që e preokupojnë shpeshherë një shtetas të huaj në vendin e pranimit.

Edhe shteti i pranimit është i preokupuar dhe reflekton vazhdimiisht për atë se çfarë politike dhe legjislacioni duhet aplikuar për një menaxhim sa më efikasë në këtë drejtim.

Kurse çështja e integrimit është tepër e më tepër një modë e kohës, dhe interpretohet si një instrument i vyeshëm për me ofruar një zgjidhje adekuate për rastet e shqyrtimit të kërkesave që kanë të bëjnë me statusin e qëndrimit.

Ndoshta një analizë e arsyeshme, pasi që nuk ekzistojnë as zgjidhje ideale, e as formula magjike mbi këtë çështje.

Mirëpo, me gjithë faktin e dëgjimit të shpeshtë të fjalës "Integrim", akoma duket i pamundshëm definimi i qartë i kuptimit të tij të vërtetë. Kështu që interpretimi i tij dallon në masë të madhe, nga kantoni në kanton.

Bile edhe përfshirja e konceptit të integrimit në ligjin zviceran për të huaj, nuk besohet se ka kontribuar në qartësimin e duhur të tij, jo ashtu siç besonin inicuesit e ligjit. Jo rastesisht, edhe shumë jurist të spikatur treguan që nga fillimi njëfarë skepticizmi ndaj ligjit në fjalë.

Në planin konkret dhe praktik, me shkelur një rregull të komunikacionit rrugorë, me pasur një borxhë qoftë edhe simbolik ndaj shtetit, me u n'varur një kohë të caktuar nga ndihmat sociale, me pasur ca vështirësi në përvetësimin e një gjuhe të huaj, vallë a janë këto domosdo faktorë të besueshëm për me e definuar integrimin në një shoqëri pranimi apo në shtetin e huaj?

E themi këtë pasi që, me problemet dhe shembujt e lartpërmendura mund të ballafaqohet edhe njeriu i vendit, individi i cili është anëtarë i familjeve që brezë pas brezi kanë jetuar në shtetin e pranimit.

Andaj, çfarë vlerësimi duhet me dhënë për rastet e paraqitura gjatë një analize, në kuadër të një kërkese për shtetësi, për vazhdimin apo transformimin e një leje qëndrimi, por edhe për humbjen e një leje?

Edhe sot e kësaj dite, ligji nuk mund të prezantohet si një instrument i mjaftueshëm për me ofruar një zgjidhje optimale për rastet e shumta që paraqiten në praktikë.

Prandaj, shqyrtimi i kërkesave dhe rasteve është "në duartë" e vlerësimit të lirë të autoriteteve dhe individëve që duhet të marrin vendime.

Aspekti i një lirie të gjerë vlerësimi, është ai i cili e dëshmon faktin se në praktikë, për raste të ngjashme, ndodhë që të bien vendime diametralisht të kundërta, varësisht nga kantoni ku jetojmë.

Me fjalë të tjera, ndodhë shpesh ajo që për një dosje me karakteristika të ngjashme, vendimi do të duket ndryshe në kantonin e Gjenevës, e ndryshe në atë të Bazelit ose të Tiçinos.

Kjo quhet pra "pak punë fati", dhe duhet me e pranuar këtë realitet të pamohueshëm!

Për konkludim, nuk besohet se do të arrihet një ditë në një zgjidhje uniforme dhe në një "konsensus" për këtë çështje, për gjetjen e një përgjigje që do të gëzonte një përkrahje unanime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat