Vdekja e doktorit të ri nga Kosova në Zvicër, ja çka ndodhi me plakun zvicran që dyshohet se e shkeli me veturë dhe iku

Zvicra

Vdekja e doktorit të ri nga Kosova në Zvicër, ja çka ndodhi me plakun zvicran që dyshohet se e shkeli me veturë dhe iku

Më: 19 prill 2023 Në ora: 11:22
Pamje nga aksidenti

Një javë pasi Jetmir Morina u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje, policia zvicërane e ka arrestuar të dyshuarin që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës.

Bëhet fjalë për një zvicëran 81 vjeçar që dyshohet se e shkeli kosovarin nga Kamenica dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Morina u aksidentua në autostradën A1 në Zvicër kur ishte ndalur të asistonte në një rast tjetër në komunikacion.

Image
Pamje nga aksidenti

Jetmir Morina kishte studiuar stomatologji, ndërsa para gjashtë vjetëve ishte vendosur në Zvicër te bashkëshortja me të cilën kishin tri vajza.

Image
Jetmir Morina
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat