Prof. dr. Rexhep Gashi: Shkenca si mision kombëtar, shkencëtari që pranoi mirënjohje nga Presidenti Jacques Chirac

Zvicra

Prof. dr. Rexhep Gashi: Shkenca si mision kombëtar, shkencëtari që pranoi mirënjohje nga Presidenti Jacques Chirac

Nga: Dashnim Hebibi Më: 23 prill 2025 Në ora: 16:52
Prof. Dr. Rexhep Gashi

Në vitin 2006, isha ndër të parët që mendova për drejtimin elektrik të veturave inteligjente. Idetë e mia janë aplikuar më pas nga Tesla dhe kompani të tjera”, na tha ndër të tjera Prof. Dr. Rexhep Gashi që jeton e vepron në Zvicër.

I qetë, i sjellshëm, modest dhe punëtor i madh. I buzëqeshur, familjar dhe hulumtues. Atëdheun e do shumë dhe është i lidhur thellë me të. Enkas për qendrën mediale shqiptare sam24.info, realizuam këtë intervistë me një nga mendjet më të ndritura të diasporës sonë – Prof. Rexhep Gashi.

Profesor Gashi, ju falënderojmë që ndatë kohë për këtë intervistë. Jeni shkencëtar i njohur, megjithatë, mund të na bëni një prezantim të shkurtër për lexuesit tanë?

Së pari, ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që bëni në promovimin e vlerave të diasporës sonë. Kam pasur fatin të studioj në Zvicër që nga viti 1993 dhe të diplomohem në EPFL në Lozanë, me fokus në mekanikë, energji të ripërtëritshme dhe një Ex-MBA në ekonomi në UNIL. Kam qenë një nga pionierët në zhvillimin e veturave elektrike me bateri dhe hidrogjen (fuel cell), si dhe ndër të parët në botë që kam konceptuar veturat pa pilot. Nga viti 1998 deri më 2011, jam fokusuar në zgjidhje inovative për mobilitet të qëndrueshëm. Zbulimet e mia janë të shumta dhe të dokumentuara – më shumë mund të gjeni në këtë link: https://patents.justia.com/inventor/rexhep-gashi

Jeni zgjedhur kryetar i IPAK. Si e pranuat këtë përgjegjësi?

Me gjithë kohën e kufizuar që kam, pranova këtë detyrë me shumë respekt, pas kërkesës së Prof. Dr. Fadil Çitaku. Ishim bashkë me të që iniciuam themelimin e IPAK, një institut që për herë të parë në historinë tonë bashkon shkencëtarë të nivelit botëror me origjinë shqiptare.

Çfarë ju shtyu të formoni këtë institut?

Pas themelimit të Albanian Engineering of Switzerland (AES) në 2011, ndjeva nevojën për një organizim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës shkencor – IPAK. Objektivi është krijimi i një kulture shkencore shqipe, përkrahje për rininë, dhe rritja e nivelit shkencor të kombit tonë.

Si u prit nga diaspora kjo nismë?

Jemi shumë të kënaqur me përkrahjen e madhe që kemi marrë. Kemi në radhët tona personalitete të shquara nga Europa deri në Amerikë në fusha të ndryshme – nga mjekësia te inxhinieria dhe shkencat ekzakte.

Pse u themelua IPAK në Kosovë?

Sepse është jetike që zëri ynë shkencor të dëgjohet në trojet tona. Është koha për një bashkim kombëtar – fillimisht në fushën shkencore dhe ekonomike. Kosova dhe gjithë viset shqiptare kanë nevojë për këtë vizion.

Sa anëtarë ka IPAK aktualisht?

Nuk kemi një numër të saktë, por jemi mbi 100 anëtarë aktivë dhe pasivë.

Cili është projekti i parë që do të realizoni si kryetar?

Krijimi i një rrjeti gjithëpërfshirës të shkencëtarëve shqiptarë dhe organizimi i një konference shkencore në Zvicër.

Në fillim ata kanë nevojë të analizojnë nevojat e tyre:

a) Ngritja e arsimit dhe të shkollimit profesional duke integruar diasporën shqiptare në ndihmë.

b) Integrimi i inxhinierëve dhe ekspertëve të diasporës në borde menaxheriale si këshillues (Trepça, Infrakos, Transkos, Universitete publike, etj.).

c) Ambasadat e Kosovës duhet të hapin nga një dhomë bashkëpunimi ndër-shtetëror ku ekspertë shqiptarë të diasporës duhet të punojnë me ekspert të shtetit ku jetojnë për të krijuar mundësi bashkëpunimi ndërshtetëror.

d) Krijimi dhe financimi i projekteve profesionale në bashkëpunim me ekspert të diasporës në vendet e origjinës. Kjo e fundit do të mundësojë edhe transferin e diturisë në vendet tona të origjinës. Financimi i projekteve shtetërore me kompani ndërkombëtare nuk e garanton këtë transfer.

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me qeverinë Kurti, e cila nuk u aplikua nga qeveria kosovare.

Ku do të fokusohet më shumë IPAK?

Në anëtarësim dhe ndërlidhjen shkencore mes anëtarëve të tij.

Kush mund të jetë pjesë e IPAK dhe a duhet të ketë titull shkencor?

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë për ngritjen kombëtare. Titulli shkencor nuk është i domosdoshëm, ndonëse shkencëtarët bartin barrën e përfaqësimit.

Cila konferencë ju ka lënë më shumë përshtypje dhe a e dini sa keni marrë pjesë?

Prezantimi në Paris më 2004 ku mora mirënjohje nga Presidenti Jacques Chirac, ishte moment i veçantë. Numri i konferencave është i madh, nuk e mbaj mend saktë.

Keni punuar edhe në fushën e veturave Tesla?

Po, në vitin 2006, isha ndër të parët që mendova për drejtimin elektrik të veturave inteligjente. Idetë e mia janë aplikuar më pas nga Tesla dhe kompani të tjera.

A janë të sigurta veturat elektrike?

Po, madje më të sigurta se ato me djegie të brendshme. Janë të pajisura me sisteme inteligjente sigurie.

Si e shihni gjeneratën e tretë në mërgatë dhe a kanë bërë mjaftueshëm shtetet tona për mërgatën?

Gjenerata e tretë është jashtëzakonisht e integruar dhe e arsimuar. Shtetet tona fatkeqësisht nuk e kanë vlerësuar sa duhet këtë potencial. Asnjë popull që ka migruar në Zvicër nuk ka arritur nivelin tonë. Gjenerata e dytë dhe e tretë janë zhvilluar dhe janë integruar shkëlqyeshëm, kanë një nivel shumë të lartë të shkollimit në të gjitha sferat. Sot nuk ka universitet, bankë, sigurim, komunë apo administratë kantonale që nuk gjeni shqiptar duke punuar. Kjo gjeneratë mban lidhje të forta me prindërit dhe vendet tona të origjinës. Jemi me fat që jemi me origjinë nga viset e Adriatikut, ku këto gjenerata shkojnë në pushim dhe mbajnë lidhjet e tyre të origjinës. Ajo që mungon është lidhja akademike me vendet tona të origjinës!

Çfarë duhet të bëjnë shtetet tona për diasporën?

Duhet të krijojnë ura bashkëpunimi me diasporën, përmes shkollimit profesional, përfshirjes në borde këshilluese, bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe financimit të projekteve me ekspertë të diasporës.

A vizitoni shpesh Kosovën dhe a bashkëpunoni me shkencëtarët në atdhe?

Po, të paktën tri herë në vit. Kam investuar në Kosovë – në hoteleri dhe verëtari. Por bashkëpunimi shkencor me vendlindjen është ende i kufizuar.

Ju kujtohet dita e parë e mërgimit?

Po, më 16 qershor 1987, u nisa pa e ditur mirë se ku po shkoja. Për shumë vite kam besuar se do kthehem, por elitat politike nuk e kuptojnë ende rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën.

**A po harrohet mërgata dhe a duhet të afro

Continue generating

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat