Promovim i veçantë në Zvicër: “Dr. Ibrahim Rugova – Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”

Zvicra

Promovim i veçantë në Zvicër: “Dr. Ibrahim Rugova – Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”

Nga: Haki Latifi Më: 21 shtator 2025 Në ora: 22:30
Foto nga vendngjarja

Në shtetin Helvetik, në Zofingen u përurua libri, “Dr. Ibrahim Rugova – Strategu i Pavarësisë së Kosovës”, me bashkautorë, Besa Ramiz Tafilaj – Pinchoti dhe Korab F. Kastrati, në nderim të Strategut të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Dje, 20 shtator 2025, në ambientet e Klubit „DARDANIA“ në Zofingen/AG, u zhvillua një ngjarje e veçantë kulturore dhe kombëtare, kushtuar përurimit të librit “Dr. Ibrahim Rugova – Strategu i Pavarësisë së Kosovës”, me autorë, Besa Ramiz Tafilaj – Pinchoti dhe Korab Kastrati, botuar nga Shtëpia Botuese “Jalifat Publishing”. Ky manifestim kulturor përmblodhi figura të njohura të veprimtarëve, mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër dhe më gjerë, për të nderuar figurën dhe trashëgiminë e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Përurimi u hap me himnin Dardan të propozuar nga vetë Presidenti i ndjerë dr.Ibrahim Rugova, ndërsa programin e përurimit e udhëhoqi prezentuesja e njohur, shrimtarja dhe artistja z. Fatime Kalimashi e cila me mjeshtërinë e një artisteje e udhëhoqi programin.

Para të pranishmëve, z. Bajram Mehmeti përshëndeti në emër të botuesit të librit, në të cilën në mamundësi pjesmarrje ishte i autorizuar nga shtëpia botuese “Jalifat Publishing” dhe z.Ramiz Tafilaj.

Në vazhdim Haki Latifi u paraqit me një vështrim për librin“Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës; Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, një mendje e ndritur, dijetar i shquar, intelektual kalibri, patriot i madh, politikan vizionar!

 

Kurse Hamzë Morina shpalosi vështrimin duke elaboruar strukturën e librit në fjalë kushtuar Dr. Rugovës, mbi reflektimet dhe angazhimet e tij në mjedise të ndryshme për kauzën e pavarësisë së Kosovës.

Në vazhdim z.Nue Zalli, kryetar i Shoqatës Bëmirëse "Nënë Tereza" në Zvicër i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar edhe organizatorët e kësaj ngjarje kulturore për bashkëpunimin e sinqert dhe vëllazëror.

Programin e pasuruan edhe interpretimi i këngëve kushtuar Presidentit Rugova si dhe për Heroin Salih Çekaj, të kënduara nga këngëtari i mirënjohur Valon Islami në të cilën u pritën me emocione dhe duartrokitje.

Në vazhdim të programit të pranishmit dhe organizatorët e kësaj ngjarje kulturore përmes një videoinqizimi i përshëndeti Eurodeputeti Lukas Mandl nga Viena, njëherit ishte edhe inisiativa e tij në të cilënt u mundësua për herë të parë pas kalimit në amshim mbajtja e një Akademie Ndërkombëtare Përkujtimore në nderim të Presidentit historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në 18-Vjetorin e kalimit në amshim, mbajtur, më 5 shkurt 2024, pikërisht në sallën e Parlamentit Europian.

Për jetëshkrimin e autorëve foli Haki Latifi në të cilën thekoj se, «autorët janë Besa Tafilaj-Pinchotti dhe Korab F. Kastrati. Të dy autorët janë të lindur, të rritur dhe të shkolluar jashtë shtetit të Kosovës, ku edhe sot vazhdojnë të punojnë»...

Kurse recitali "Soliloku - Ibrahim Rugova" e interpretuar mjeshtërisht nga artistja Fatime Kalimashi, u mirëprit me një interesim të veçantë dhe duartokitje nga të pranishmit.

Në fund të programit të pranishmit u informuan për kontributin në shifra dhe fakte të veprimtarisë së dy shoqatava; Shoqata Bëmirëse Kulturore "Salih Çekaj", me në krye Saim Tahiraj, si dhe BISHZ (Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër) e udhëhequr nga Abas Fejzullahu si dhe u zhvillua një bashkëbisedim cilësor për librin dhe rreth librit, në të cilën të pranishmit kontibuan me dikutimet e tyre.

Kurse z. Fatmir Kastrati, mik i familjës së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në fjalën e tij shprehu mirënjohje të thellë për organizatorët e përurimit të këti li dhe të gjithë të pranishmit. Ai ndau disa kujtime personale dhe në emër të familjës së Presidentit Ibrahim Rugova, ndau çmime mirënjohjeje për personalitete të dalluara; Shoqatës Bëmirëse Kulturore «Salih Çekaj», Haki Latifit dhe Saim Tahirajt, në shenjë nderimi që kanë qëndruar pranë figurës dhe trashëgimisë së Rugovës ndër vite.

Manifestimi u përcoll nga kameramani dhe bashkëpuntori i RTK-së Frrok Kolaj, i cili siguroi dokumentimin vizual të ngjarjes.

Kjo ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë është organizua nën kujdesin e SHOQATËS BËMIRËSE KULTURORE „SALIH ÇEKAJ“, SHOQATËS BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NË ZVICËR DHE DEGËS QENDRORE TË LDK-së NË ZVICËR. Botimin e këti libri e mbështeti dhe e mundësoi z. Ramiz Tafilaj, filantrop dhe promotor i shquar i ngjarjeve kulturore dhe kombëtare në SHBA dhe në trevat shqiptare, mik i afërt dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.

Përurimit të këti libri në Zofingen i paraprin përurimi në Tiranë, më 22 gusht 2025. Kjo ngjarje ishte më shumë se një promovim libri – ishte një nderim i përbashkët për një prej figurave më të ndritura të historisë moderne shqiptare. Dr. Ibrahim Rugova, përmes kësaj vepre dhe kujtesës kolektive, u risoll si simbol i urtësisë politike, vizionit paqësor dhe identitetit europian të Kosovës.

Fotot nga vendi i ngjarjes:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat