Peshkatari ikë nga policia, notoi 5 kilometra për të shpëtuar - Bota Sot
Peshkatari ikë nga policia, notoi 5 kilometra për të shpëtuar

Afrika

Peshkatari ikë nga policia, notoi 5 kilometra për të shpëtuar

Më: 12 janar 2019 Në ora: 18:13
Ilustrim

Një peshkatar kenian ka notuar 5 kilometra për t’iu arratisur policisë.

Ai u hodh në Liqenin Viktoria në mënyrë që ti shpëtonte oficerëve të armatosur detarë të Ugandës, që i konfiskuan varkën gjatë një ekspedite peshkimi pranë plazhit të Majanjit.

Ben Wandera nga fshati Buduong’i tha se notoi për rreth 5 kilometra për të shpëtuar jetën e tij.

Ai rrëfeu se gjatë incidentit të orës 01:00 të natës, tre kolegët e tij u arrestuan dhe u dërguan në një kamp ndalimi në Ugandë.

“Ushtarët na zunë pritë kur po hidhnim rrjetat e peshkimit dhe filluan të na gjuanin. Ishin rreth 10 oficerë në një varkë të zakonshme të armatosur me armë,”-tregoi ai.

Me ndihmën e xhaketës që kishte veshur notoi në brigjet e liqenit pranë qytetit Sio Port.

“U hodha në liqen për ti tërhequr vëmendjen me shpresën se ata do të linin të qetë kolegët e mi. Por ndërsa notoja i dëgjoja të qarat e tyre. Ushtarët nuk e morën mundimin për të më ndjekur,”-shtoi peshkatari.

Ai i kërkoi Presidentit Uhuru Kenyatta që të vendosë menjëherë oficerë detarë kenianë për t’i mbrojtur nga sulmet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...