Mozambik, të paktën 446 viktima nga cikloni - Bota Sot
Mozambik, të paktën 446 viktima nga cikloni

Afrika

Mozambik, të paktën 446 viktima nga cikloni

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:20
Mozambik

Mozambiku ka pësuar numrin më të madh të viktimave nga cikloni dhe përmbytjet që përfshinë Afrikën jugore. Cikloni Idai goditi fillimisht portin Beira me shpejtësi ere deri në 170 kilometra në orë dhe u zhvendos më tej drejt Zimbabves dhe Malauit duke shkatërruar godina dhe duke rrezikuar jetët e miliona njerëzve.

Ministri i Mozambikut për Territorin dhe Mjedisin Celso Correia, u tha gazetarëve se numri i viktimave është rritur në 446 dhe se 110 mijë persona gjenden të strehuar në kampe. Në total, cikloni ka prekur një popullsi prej 531 mijë vetësh në Mozambik.

Sipas OKB-së, cikloni ka shkaktuar 259 viktima në Zimbabve, ndërsa 56 persona humbën jetën në Malaui nga reshjet e rrëmbyeshme që i paraprinë ciklonit.

Në të treja vendet, të mbijetuarit po kërkojnë mes rrënojave trupat e të afërmve, ndërsa kanë mbetur të pastrehë, pa ushqim dhe pa ujë. Të shtunën, Mozambiku njoftoi se rreth 1500 persona ishin ende në pritje të ndihmës, ndërsa vazhdonin të izoluar nëpër çati dhe pemë.

Përmbytjet kanë shtuar edhe rrezikun e kolerës dhe sëmundjeve të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...