Humbën jetën 189 persona, zbulohet shkaku i rrëzimit të avionit Boeing

Afrika

Humbën jetën 189 persona, zbulohet shkaku i rrëzimit të avionit Boeing

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:00
Ilustrim

Katër javë pas rrëzimit të avionit Boeing 737 Max të shoqërisë Ethiopian Airlines u publikua raporti i parë hetimor. Pilotët i kanë respektuar të gjitha rregullat, aksidentin dyshohet se solli një gabim i software-it.

Ekuipazhi i avionit Boeing 737 Max të rrëzuar në Etiopi, i ka respektuar të gjitha rregulloret e parashkruara, por nuk mund të vendoste dot nën kontroll avionin. Këtë e konfirmon raporti i parë i ndërmjetëm hetimor mbi tragjedinë e avionit të rrëzuar më 10 Mars, bëri të ditur ministrja e Transportit në Addis Abeba, Dagmawit Moge.

Në tragjedinë e rrëzimit të avionit të shoqërisë etiopiane të fluturimit humbën jetën 157 vetë. Hetuesit kanë gjetur të dhëna se pjesa ballore e avionit ka pasur një shtypje, tha Dagmawit. Prodhuesi i avionëve duhet të kontrollojë sistemin e kontrollit të avionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat