Të paktën 9 të vrarë nga një sulm me dron në Tripoli - Bota Sot
Të paktën 9 të vrarë nga një sulm me dron në Tripoli

Afrika

Të paktën 9 të vrarë nga një sulm me dron në Tripoli

Më: 29 prill 2019 Në ora: 07:28
Tripoli

Nëntë persona janë vrarë nga një sulm me dron, që operohej nga forcat lindore të Libisë. Sulmi ndodhi në një kamp ushtarak në Tripoli, njoftoi sot Qeveria e Libisë në Tripoli, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Në mesin e viktimave janë edhe katër civilë, të cilët po dërgonin furnizime në kampin ushtarak, në momentin kur ndodhi sulmi në orët e vona të së shtunës, tha Mustafa al-Majai, zëdhënës i Qeverisë në Tripoli.

Nga ky sulm janë plagosur edhe 35 persona të tjerë, thanë zyrtarët, raporton Dpa.

Ende nuk ka koment lidhur me këtë sulm nga forcat lindore, që komandohen nga Khalifa Haftar.

Më herët gjatë këtij muaji, Haftar ka urdhëruar forcat e tij, të quajtura Ushtria Kombëtare e Libisë, që të marrin kontrollin e kryeqytetin libian, Tripoli, nga forcat qeveritare.

Të dy palët po zhvillojnë luftime në periferi të kryeqytetit.

Që prej nisjes së luftimeve për kontrollin e Tripolit, sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi (OBSH), janë vrarë të paktën 278 persona.

Në Libi janë të paktën dy qeveri: njëra me bazë në Tripoli, që udhëhiqet nga Fayet Serraj dhe që ka mbështetjen e OKB-së dhe një qeveri tjetër me bazë në qytetin lindor, Tobruk, të cilës i përket komandanti Haftar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...