Një i vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet vetëvrasëse në Tunizi - Bota Sot
Një i vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet vetëvrasëse në Tunizi

Afrika

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet vetëvrasëse në Tunizi

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 14:16
Ilustrim

Një polic është vrarë dhe disa persona tjerë janë plagosur në dy sulme vetëvrasës në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis.

Ende nuk është bërë e ditur se kush qëndron prapa sulmeve, të cilat ndodhën para mbajtjes së zgjedhjeve dhe në pikun e sezonit turistik.

Sulmi i parë shënjestroi një patrullë policore ku mbeti i vrarë një polic, ndërkaq mbeti i plagosur një zyrtar tjetër policor si dhe tre civilë, njoftoi ministria e Brendshme, përcjell rel.

Pak kohë më pas, një sulmues tjetër vetëvrasës hodhi vetën në ajër në hyrje të selisë së njësisë anti-terroriste të qeverisë. Katër persona u plagosën nga ky sulm.

Tunizia ka qenë në shënjestër të sulmeve të militantëve gjatë viteve të kaluara. Për shumicën e sulmeve, përgjegjësinë e mori grupi militant Shteti Islamik.

Në mars të vitit 2015, nga sulmi në muzeun Bardo në Tunis, u vranë 22 vetë, ndërsa në qershor të atij viti, 38 njerëz u vranë nga sulmi në një vendpushim në Sous.

Siguria është përmirësuar pasi autoritetet vendosën një gjendje të jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2015.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...