Busti i Tutankhamonit shitet për 5.2 milionë euro, kritika nga Egjipti

Afrika

Busti i Tutankhamonit shitet për 5.2 milionë euro, kritika nga Egjipti

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Autoritetet egjiptiane kanë bërë thirrje për një hetim mbi legjitimitetin e shitjes dhe sugjeroi se busti ishte vjedhur nga Karnak Temple në Luxor.

Një bust i Tutankhamonit u shit në një ankand në Londër për shumën e 4.7 milionë paundëve (5.2 milionë euro) të enjten pavarësisht thirrjeve nga zyrtarët egjiptianë që shitja të shtyhet pas spekulimeve se artefakti ishte i vjedhur.

Statuja e kuarcit 28,5 cm e lartë përshkruan perëndinë e lashtë egjiptiane të diellit dhe ajrit, Amen, me tiparet e fytyrës së faraonit Tutankhamon. Autoritetet egjiptiane kanë bërë thirrje për një hetim mbi legjitimitetin e shitjes dhe sugjeroi se busti ishte vjedhur nga Karnak Temple në Luxor.

Në një deklaratë, organizatorët  e ankandit deklaruan: “Ne e pranojmë se objektet historike mund të ngrenë diskutime komplekse për të kaluarën, por roli ynë sot është të punojmë që të vazhdojmë të ofrojmë një treg transparent dhe legjitim, duke respektuar standardet më të larta për transferimin e objekteve”.

“Ka një treg të ndershëm për artin e lashtë dhe besojmë se është në interesin publik që punimet të dalin në pah me mundësinë që ato të hulumtohen, si dhe të shihen nga publiku global”, shtuajnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat