Gruaja që anuloi më shumë se 800 martesa me nuse 12-vjeçare, në Malavi dhe i ktheu në shkollë - Bota Sot
Gruaja që anuloi më shumë se 800 martesa me nuse 12-vjeçare, në Malavi dhe i ktheu në shkollë

Afrika

Gruaja që anuloi më shumë se 800 martesa me nuse 12-vjeçare, në Malavi dhe i ktheu në shkollë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:22
Theresa Kachindamoto

Gruaja që liroi 850 nuse fëmijë në Malavi dhe i ktheu në shkollë: “Të pëlqen apo jo, dua që këto martesa të përfundojnë”. Dhe kështu ishte, Theresa ishte një lidere e vërtetë. Theresa Kachindamoto, kreu i lartë i distriktit Dedza të Malavit qendror, ishte lodhur duke parë shtatzënë vajzat 12 vjeç.

Kështu që ajo vendosi të marrë një vendim dhe 50 prej bashkëpunëtorëve të saj nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve në zonën ku ajo ushtronte autoritetin e saj. “U thashë atyre, doni apo jo, dua që këto martesa të përfundojnë “, tha Kachindamoto.

Martesa nën 18 vjeç në Malavi është e paligjshme që nga fillimi i vitit 2015, por pavarësisht kësaj, vajzat ende mund të martoheshin sipas të ashtuquajturit “ligj zakonor”, d.m.th. me pëlqimin e prindërve të tyre.

Kryeqyteti i Malavi është Lilongwe dhe ka një popullsi prej rreth 16 milion banorësh, në këtë vend HIV-i është shkaku kryesor i vdekjes. Ai ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë dhe një jetëgjatësi të shkurtër, për këtë arsye është një nga vendet më të varfra në botë. Është shumë i njohur sepse ky vend afrikan ishte ndër vendet e para ku festohej numri më i madh i martesave që fëmijë.

Një fëmijë nga dy ishte i detyruar të martohej me një burrë, duke e penguar kështu që të jetonte në mënyrë paqësore fëmijërinë, pa marrë asnjë lloj edukimi dhe zhvillimi njerëzor. Natyrisht, kjo i bëri ato nëna shumë herët dhe madje ishin edhe viktima të dhunës dhe abuzimit, prandaj, Theresa Kachindamoto, donte t’i jepte fund këtyre torturave fizike dhe psikologjike. Që nga viti 2003, ajo është emëruar udhëheqëse e distriktit, por ndryshimet erdhën vetëm në vitin 2015 kur u miratua ligji për ndalimin e martesës së fëmijëve.

Problemi ishte se ligji zakonor lejonte ende prindërit të martonin vajzat e tyre dhe për këtë arsye ajo siguroi që 50 udhëheqësit territorialë, të cilët ishin nën komandën e saj, të anulonin të gjitha bashkimet mes personave nën 18 vjeç.

“Duke na martuar ne duhet të lëmë shkollën për të qëndruar në shtëpi për t’u kujdesur për burrin dhe fëmijët. Ndjeva pasojat e një bashkimi në një moshë të re në lëkurën time. Shumë gra mund të rrihen, nëse nuk respektojnë rregullat e familjes”, tha Bernadette Matison, një nga viktimat e shumta të kësaj “tradite”.

Më në fund, 50 udhëheqësit nënshkruan marrëveshjen dhe penguan martesat e fëmijëve të tjerë, jo vetëm kaq, por ajo arriti që të anulonte më shumë se 850 martesa ekzistuese, 330 vetëm në qershor të vitit 2015. “Unë nuk dua martesa me fëmijë. Këta fëmijë duhet të shkojnë në shkollë. Asnjë fëmijë nuk duhet të qëndrojë në shtëpi për të bërë punët e shtëpisë gjatë orëve të shkollës”, tha Theresa.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...