Ambasada e SHBA-së në Liban 'mbështet' protestat paqësore

Afrika

Ambasada e SHBA-së në Liban 'mbështet' protestat paqësore

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 21:42
Foto

Ambasada amerikane në Liban tha të Shtunën se përkrah lëvizjen një-mujore të protestës kundër qeverisë në Liban, raporton France24.

"Ne mbështesim popullin libanez në demonstratat e tyre paqësore dhe shprehjet e unitetit kombëtar," tha ambasada përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Që nga 17 tetori, Libani është përfshirë nga një lëvizje proteste ndër-sektare e paparë kundër tërë institucionit politik, i cili shihet gjerësisht si i korruptuar në mënyrë të pakthyeshme dhe i paaftë për t'u marrë me një krizë në thellim ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat