Kamioni bie mbi veturë, shpëton mrekullisht gruaja nga Afrika Jugore

Afrika

Kamioni bie mbi veturë, shpëton mrekullisht gruaja nga Afrika Jugore

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua 26-vjeçare ka pësuar lëndime serioze pasi një kamion i madh ram bi veturën e saj në qytetin Port Elizabeth të Afrikës Jugore.

Vozitësi i kamionit e kishte parkuar atë për t’i marrë fëmijët nga shkolla, njoftoi policia.

Megjithatë, kamioni nuk ishte i frenuar si duhet dhe filloi të lëvizte poshtë një kodre, duke rënë mbi veturën që brenda e kishte një grua.

Pesha e madhe e kamionit bëri që vetura e vogël, e tipit “Opel Adam” të rrafshohet plotësisht, duke e bllokuar shoferen brenda për rreth 40 minuta.

Raportohet se ekipet e emergjencës arritën që më në fund ta nxirrnin gruan nga vetura. Ajo u dërgua në spital me lëndime të shumta, përfshirë disa thyerje të eshtrave.

Mjekët emergjentë thanë se shpëtuesit u detyruan ta presin veturën për ta nxjerrë gruan. Në anën tjetër, policia po e merr në pyetje shoferin për vozitje neglizhente, shkruan “BBC”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat