Kështu tentoi t’ia kidnapoi nipin 2 vjeçar gjyshes në një supermarket

Afrika

Kështu tentoi t’ia kidnapoi nipin 2 vjeçar gjyshes në një supermarket

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 00:55
Pamje nga videoja

Derisa gjyshja po merrej me arkataren në supermarketin “Pick n Pay” në Umhlanga të Afrikës së Jugut, një roje sigurie ngriti nipin e saj nga ulësja e karrocës ku ishte ulur, shkruan Daily Mail.

Kur ajo e pa që po mungon nipi i saj, gjyshja vrapoi jashtë dhe u konfrontua me rojën e sigurisë që ishte duke ikur dhe nga i cili e mori nipin e saj.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqnin rojën e sigurisë teksa ngrinte nga ulësja e karrocës djaloshin 2 vjeçar në momentin që gjyshja ishte duke bërë pagesën në arkë.

Image

Ajo kishte hasur në rojën e sigurisë që ishte duke vrapuar me nipin e saj jashtë objektit të qendrës tregtare.

Gjyshja e lajmëroi rastin tek menagjmenti i Qendrës Crescent të cilët e kontaktuan policinë dhe menjëherë identifikuan rojën e sigurisë që kidnapoi vogëlushin.

Image

Tashmë roja akuzohet për kidnapim dhe së shpejti pritet vendimi i autoriteteve përkatëse.

Policia në Afrikën e Jugut ka apeluar prindërit dhe rojet që të jenë shumë vigjilentë posaçërisht me fëmijët gjatë periudhës së festave.

Ata kanë thënë që në rastin konkret nuk kemi njohuri për qëllimin e të dyshuarit, megjithatë dëshirojmë të aplaudojmë veprimin e menjëhershëm të gjyshës për njoftimin e policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat