Libi/ Forcat e Haftarit sulm në Tripoli, 3 civilë të vrarë

Afrika

Libi/ Forcat e Haftarit sulm në Tripoli, 3 civilë të vrarë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 06:48
Ilustrim

Tre civilë kanë humbur jetën në një sulm me raketa në kryeqytetin libian Tripoli të kryer nga forcat jolegjitime të udhëhequra nga gjenerali rebel Khalifa Haftar.

Emin al-Hashimi, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), tha për AA se milicitë e Haftarit ndërmorën sulm me raketa raketa në rajonin Ayn Zara të Tripolit. Hashimi tha se tre civilë kanë humbur jetën si pasojë e raketave që kanë rënë në vendbanime civile, kurse tre të tjerë janë plagosur.

Që nga rrëzimi i sundimtarit disadekadësh të vendit, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy pushtete: ajo e Haftarit në Libinë lindore, e mbështetur kryesisht nga EBA dhe Egjipti, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe ndërkombëtare. GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar dhe më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë si pasojë e dhunës. Qeveria e Tripolit nisi operacionin “Stuhia e Paqes” më 25 mars për të zmbrapsur sulmet ndaj kryeqytetit./AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat