Ky është shteti që regjistroi tek sot rastin e parë të infektuar me koronavirus - Bota Sot
Ky është shteti që regjistroi tek sot rastin e parë të infektuar me koronavirus

Afrika

Ky është shteti që regjistroi tek sot rastin e parë të infektuar me koronavirus

Më: 13 maj 2020 Në ora: 19:38
Ilustrim

Lesoto ka shënuar sot rastin e parë me koronavirus. Ky shtet i vogël, i rrethuar në të gjitha anët nga Afrika e Jugut, ishte i vetmi në Afrikë pa raste me koronavirus, njoftoi Guardian.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, një person që u kthye nga jashtë ka rezultuar pozitiv, ndonëse nuk kishte simptoma.

Numri i të prekurve me COVID-19 është relativisht i vogël në Afrikë, por ai po rritet dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të ketë një katastrofë në këtë kontinent në rast se nuk merren masat.

Deri më tash, në të gjithë kontinentin janë infektuar gati 72 mijë veta, ndërkohë mbi 2.400 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat