Arkeologët egjiptianë zbuluan 17 mumie në katakombet në provincën Minja, në jug të kryeqytetit Kajro, njoftoi të shtunën Ministria për Antikitete.
“Kemi gjetur katakombe me një numër të madh mumiesh”, tha Salah al Koli, profesor i egjiptologjisë nga Universiteti në Kajro, i cili udhëhoqi misionin, transmeton AFP.