Çad: Edukim përmes radios, në mungesë të shkollës

Afrika

Çad: Edukim përmes radios, në mungesë të shkollës

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim

Qindra mijëra fëmijë afër lumit të Çadit, janë duke ndjekur mësimet e tyre përmes radios, pasi grupi xhihadist Boko Haram u ka mohuar të drejtën e shkollimit, ka bërë të ditur UNICEF.

Në programin e radios përfshihen mësime për letërsi dhe matematikë dhe si të mbrohen fëmijët nga dhuna.

Rreth 200,000 persona janë detyruar të shpërngulen nga rajoni jugor Difa në Niger.

“Fëmijët janë jashtëzakonisht të mërzitur në kampe”, ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it, Patrick Rose.

“Me këtë program edukativ të radios, fëmijët do të mësojnë gjëra të reja në mënyrë të strukturuar, i cili i mban në ritëm, që kur të kthehen në shkollë të mos jenë shumë mbrapa”, ka thënë Rose, transmeton Reuters.

Boko Haram, ka vararë më shumë se 600 mësuesë dhe ka detyruar më shumë se 1,200 shkolla të mbyllen në Nigeri, Niger dhe Çad, sipas OKB-së.

Para tri vitesh, rrëmbimi i më shumë se 200 vajzave nga grupi xhihadist në Çibok të Nigerisë, fitoi vëmendje ndërkombëtare duke nisur fushata të ndryshme për kthimin e tyre.

Përveç transmetimeve në radio, mësuesit në këtë rajon janë duke u trajtuar nga UNICEF-i, që të përgjigjen ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe të mbrojnë fëmijët nga xhihadistët e grupit Boko Haram.

Boko Haram ka vrarë më shumë se 20,000 persona dhe më shumë se 2.7 milionë persona të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre nga viti 2009.

Boko Haram i ka bërë këto lëvizje gjatë përpjekjeve për të krijuar një Shtet Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat