Parlamenti egjiptian miraton dënimin me vdekje për aktet terroriste - Bota Sot
Parlamenti egjiptian miraton dënimin me vdekje për aktet terroriste

Afrika

Parlamenti egjiptian miraton dënimin me vdekje për aktet terroriste

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim

Parlamenti i Egjiptit ka miratuar një projektligj të qeverisë për të futur dënimin me vdekje në rast përdorimi të materialeve eksplozive në aktet terroriste, njofton televizioni shtetëror.

“Kushdo që posedon, importon ose përgatit  bomba apo materiale shpërthyese, do të dënohet me 25 vite burg ose me vdekje nëse bombat dhe eksplozivët që do të përdoren për krime që lidhen me terrorizmin”, sipas një dispozite të ndryshuar.

Kodi Penal egjiptian parashikon dënimin me burg për këdo që nuk do të kryejë raportimin e personave tek aututoritetet përkatëse, të cilët kanë sigurar eksplozivë në mënyrë të paligjshme.

Megjithatë, parlamenti hodhi poshtë një amendament të qeverisë që do të përjashtonte nga burgosja bashkëshorten, bashkëshortin apo ndonjë anëtar tjetër të familjes si të dyshuar, edhe nëse ata kishin njohuri paraprake për krimet dhe nuk i kishin njoftuar autoritetet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test