Egjipti dënon 75 persona me dënim me vdekje - Bota Sot
Egjipti dënon 75 persona me dënim me vdekje

Afrika

E hënë, 22 tetor 2018

Egjipti dënon 75 persona me dënim me vdekje

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 14:18
Ilustrim

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 75 persona, përfshirë edhe figura të larta të grupit të jashtëligjshëm “Vëllazëria Myslimane”, për pjesëmarrje në ngjarjet që çuan në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi.

Vendimi i publikuar sot Gjykata për Krime në Kajro, do t’i dërgohet Myftiut të Madh – autoritetit më të lartë fetar në vend – për opionin e tij lidhur me këtë vendim.

Agjencia shtetërore e lajmeve Al-Ahram raporton se shqiptimi i dënimeve edhe për 660 persona të tjerë, do të bëhet publik gjatë muajit shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test