“Kancelari” më i ri në Gjermani i bashkohet LDK-së

Aktuale

“Kancelari” më i ri në Gjermani i bashkohet LDK-së

Nga: P.R Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:39
Leonard Mulaku në rrjetet sociale ka ndarë disa fotografi me liderë të ndryshëm gjermanë, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel

Leonard Mulaku, 15 vjeçari nga Vushtrria e Kosovës, është zgjedhur “kancelari” më i ri praktikant në moshë, në Gjermani.

Edhe pse i ri në moshë, Mulaku njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel, në rrjetet sociale ka ndarë disa fotografi me liderë të ndryshëm gjermanë, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel.

E sot, Leonard Mulaku është antarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur në një njoftim LDK-ja.

Image
Image

 

“Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mirëpritur, 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku. Kryetari Mustafa i uroi mirë se ardhje Leonardit i cili ka ardhur dje nga Gjermani për t’u anëtarësuar në LDK. Gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së. Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel. Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdoj të ofroj hapsirën dhe qeverisjen më të mirë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat