Haxhiu: Do të bashkëpunoj më të gjithë pa dallime partiake

Aktuale

Haxhiu: Do të bashkëpunoj më të gjithë pa dallime partiake

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:51
​Albulena Haxhiu dhe Selim Selimi

​Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë, ka thënë se është e vetëdijshme për sfidat që e presin dhe se do të bashkëpunojë më të gjithë pa bërë dallime partiake.

Ajo pas pranimit të detyrës nga ish-ministri Selim Selimi në një konferencë të përbashkët tha që është në dijeni për punën që është bërë në këtë ministri dhe punën tutje që do bëhet dhe që i presin.

“Jam në dijeni për punën që është bërë dhe ja bëra me dije ish-ministrit që do punohet akoma më shumë, sepse jam e vetëdijshme për sfidat që na presin në kuadër të kësaj ministrie, duke përfshirë korrupsionin, krimet e luftës, dhuna në familje dhe çështje tjera që janë në përgjegjësi të kësaj ministrie. “Ja kemi zgjatur dorën qeverisjes së kaluar, dhe normalisht që do punojmë bashkërisht pa dallime partiake”, tha tutje Haxhiu.

Ndërsa, ish-ministri Selim Selimi tha se është bërë punë e madhe në këtë ministri duke shpresuar që të vazhdohet puna e mirë.

Ai tha se ndihet mirë që Haxhiu është caktuar në këtë detyrë.

“Jam i lumtur që kjo qeveri ka zgjedhur për ministre Z.Haxhiu sepse ka përvojë në këtë fushë dhe i njeh shumë mirë gjërat, dhe e di që do punojë shumë në këtë drejtim. Në këtë ministri është punuar mjaftueshëm dhe akoma më shume besoj që do punohet tashmë edhe nga ministrja Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat