​Murati takohet me Kosnett

Aktuale

​Murati takohet me Kosnett

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:01
Hekuran Murati priti sot në një takim njohës ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti sot në një takim njohës ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett.

Me të Murati ka diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, gjendjen emergjente shëndetësore me pandeminë COVID-19, si dhe për pozicionin fiskal të shtetit të Kosovës.

Në kuadër të këtyre diskutimeve ministri Murati dhe ambasadori Kosnett gjithashtu theksuan gatishmërinë e Kosovës për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19, për masat e reja që janë ndërmarrë për luftimin e pandemisë, si dhe për masat e kompensimit financiar për t’ju ndihmuar sektorëve ekonomikë, të cilat janë prekur nga vendimi i fundit i Qeverisë.

Gjatë takimit u diskutua për pozitën financiare të shtetit të Kosovës, për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore të deritanishme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat