Deklarata e Xhavit Halitit për seancen e presidentes

Aktuale

Deklarata e Xhavit Halitit për seancen e presidentes

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:19
Xhavit Haliti

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për mungesën e tij në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

Haliti  ka thënë se nuk ishte i informuar nga Kuvendi i Kosovës se do të kishte seancë për votimin e presidentit të vendit më 4 prill.

“Përveç rregullave që i përcakton ligji dhe Kushtetua, gjithkush e ka jetën e vet, mënyrën e vet të jetesës dhe i ka të përcaktuara rregullat e veta.

Unë jam deklaruar publikisht sa i përket punës së kuorumit, nuk kam pasë asnjë obligim, as për të qëndruar në Kosovë, por edhe as për t’u kthyer në Kosovë nga Pogradeci”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat