Bëhen pesë vite nga vrasja e Astrit Deharit

Aktuale

Bëhen pesë vite nga vrasja e Astrit Deharit

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 07:39
Astrit Dehari

Sot bëhen pesë vjet nga vdekja e aktivistit Astrit Dehari, në burgun e Dubravës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon këto aktivitete për shënimin e këtij përvjetori:

- 09:30 - Homazhe te varri i Astritit;

- 12:00 – Akademi përkujtimore të Amfiteatri i ri në Bibliotekën Qendrore të UP-së, (Administrata e UP-së, salla koncertale);

- 15:30 - Dhurimi i gjakut – Dhurimi vullnetar i gjakut në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Behije Dashi, Prishtinë);

- 20:00 – Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin nga 5 qirinjë në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat