Limaj reagon pas rezultateve në Malishevë

Aktuale

Limaj reagon pas rezultateve në Malishevë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 00:25
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në tubimin e fitores së kësaj partie në garën e balotazhit në Malishevë.

Ai u tha malishevasve se kjo komunë u çon mesazh, atyre që Limaj i quajti “llaskucë” se ata nuk kanë vend në Malishevë.

Ju të gjithë keni treguar cka do të thotë ndërshmeria, besa, rivaliteti e mirënjohja. Ju sonte keni treguar se Malisheva di të rreshtohet e bashkohet për t’i dhënë një fitore të fuqishme qytetarëve të vet”.

Malisheva u çon mesazh “llaskucave” se ata nuk kanë vend në Malishevë”, është shprehur Limaj.

Kujtojmë se në Malishevë, garën e balotazhit e fitoi Ekrem Kastari i NISMA-s, i cili fitoi 53.19% apo 10 mijë e 394 vota.

Ndërsa, kundër-kandidati i tij nga PDK, Isni Kilaj, fitoi 46.81% apo 9 mijë e 147 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat