Haradinaj për Luanin: Mbete gjithmonë i ri

Aktuale

Haradinaj për Luanin: Mbete gjithmonë i ri

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 09:04
Arkiv

Ramush Haradinaj në 48 vjetorin e lindjes së Luan Haradinaj thotë se ai do të mbetet gjithmonë i ri.

“Luan, mbete gjithmonë i ri”, ka shkruar Haradinaj në 48 vjetorin e lindjes.

Heroi Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Rekës, përkatësisht të Deçanit.

Shkollën fillore e kreu në Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryejë duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës.

Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.

Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat