Presidentja Osmani nuk falë asnjë të burgosur, por ish presidenti Thaçi kishte falur Shpresim Ukën dhe Bekim Sylën

Aktuale

Presidentja Osmani nuk falë asnjë të burgosur, por ish presidenti Thaçi kishte falur Shpresim Ukën dhe Bekim Sylën

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:21
Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani

Mbi 1 mijë persona vuajnë dënimet nëpër burgje të Kosovës, të shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale.

Prej tyre, 96 të burgosur kanë kërkuar këtë vit që t`u falet pjesa e mbetur e dënimit.

Deri tash ajo nuk e ka falë asnjërin prej të burgosurve që kanë kërkuar lirim.

Mirëpo, ish presidenti Thaçi gjatë mandatit të tij, disa herë kishte falë të burgosurit sipas kërkesave të tyre, duke shfrytëzuar autorizimet e tij presidenciale.

Më 28 korrik 2020 kishte falur shtatë të burgosur, aq sa kishte falur edhe në përvjetorin e pavarësisë më 2018.

Ndërkaq, në prill 2018 ish presidenti Thaçi kishte falur 14 të burgosur.

Rasti i faljeve të burgosurve nga ish presidenti Thaçi që ishte diskutuar më së shumti, ishte ai i lirimit të 5 personave vetëm dy ditë para se të udhëtonte për në Hagë.

Në mesin e 5 të liruarve ishin edhe 2 persona që ngjallën jashtëzakonisht shumë reagime. Fjala është për Shpresim Ukën dhe Bekim Sylën, dy të dënuar në rastin “Bllaca” me më shumë se 10 vite burgim, ku u janë falur më shumë vite burgim se sa ka propozuar komisioni për lirimin e të dënuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat