Në këtë komunë prishet koalicioni bashkëqeverisës LDK-LVV

Aktuale

Në këtë komunë prishet koalicioni bashkëqeverisës LDK-LVV

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 14 janar 2022 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Dega e LVV në Sharr, ditë më parë ka dal nga koalicioni bashkë qeverisës me LDK-në, koalicion i krijuar me një marrëveshje politike para balotazhit për zgjedhjen e kryetarit të komunës se Dragashit, mes LDK-së, VV-së dhe kandidatit për kryetar komune Bexhet Xheladini.

Për këtë Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr,  ka dal me një komunikatë publike, e cila ka kritikuar partinë e koalicionit qeverisës LDK-në, se nuk ka respektuar nenin 8 të marrëveshjes politike, ku sipas Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr, LDK-ja ka luajtur një lojë me Degën e LVV-ës, por edhe me opinionin duke dëshmuar jo seriozitet, kur behej fjalë për përmbushjen e obligimeve për bashkëqeverisje me subjektin e koalicionit LVV dhe duke treguar mungesë përgjegjësie ndaj partnerit të koalicionit LVV-ës.

Kriza e këtij koalicion filloj, kur LDK-ja, nuk ju përmbajt  marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i LDK-së Qamil Kolloni, kryetari LVV-së Ibrahim Ejupi dhe kandidati për kryetar të komunës Bexhet Xheladini, e në veçanti nenit 8 të kësaj marrëveshje politike, për ta kuptuar më mirë problemin e prishjes së koalicionit bashkë qeverisës po e citojmë në tërësi nenin 8 të kësaj marrëveshje:

Në kuadër të bashkëqeverisjes dhe marrëveshjes mes palëve, LDK-ja mbështet propozimet e LVV në Sharr për emërimet në pozita ekzekutive si me poshtë:

Nënkryetarin

2-Këshilltarë

Kryesuesin e Kuvendit Komunal

Drejtoria e Arsimit

Një drejtori, e cila do të përcaktohet në bashkëpunim me kryesinë e LDK-Sharr, LDK është e obliguar t’i ofrojë dy e më tepër opsione në përzgjedhjen e kësaj drejtori.

Pas konstituimit të Asamblesë Komunale, më pas zgjidhët kryesues i Kuvendit Komunal nga radhët e LVV, siç ishte e parashikuar në nenin 8 të marrëveshjes politike dhe dhënies se betimit të kryetarit Bexhet Xheladini para asamblistëve, nisi kriza e prishjes se koalicionit bashkë qeverisës, ngase LDK-ja e mbajti për veti drejtorinë e Arsimit, duke e emëruar Selim Kryziun e LDK-së në postin e drejtorit komunal të Arsimit, kështu u shkel pika katërt e nenit 8 të marrëveshjes politike nënshkruar nga LDK-LVV dhe kandidati për kryetar komune.

Ky ishte shkasi që LVV të del nga koalicioni.

Koalicioni bashkë qeverisës u prish, tani mbetet të shihet se LDK-ja a do të mund t’i sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave në Asamble, nëse jo shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë komunale në Dragash!      

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat