Ushtarët ukrainas largohen nga Kosova?

Aktuale

Ushtarët ukrainas largohen nga Kosova?

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:24
Pamje nga video

Pasditen e së mërkurës pjesëtarë të KFOR-it ukrainas janë parë duke kaluar rrugëve të Prishtinës.

Janë pjesëtarë të KFOR-it ukrainas.

Këtë e dëshmon më së miri flamuri që gjendet mbi blindat, që siç duket këtë të mërkure janë vënë në lëvizje.

Pasdite, këto automjete ushtarake u nisën për rrugë.

Afër dhjetë të tilla u panë duke u larguar njëra pas tjetrës, në dalje të Prishtinës.

Krejt kjo po realizohej në përcjelljen e policisë ushtarake.

E nga aty, kamera kapi edhe momentin kur nga aty, trupat ukrainas kaluan nëpër Shkabaj.

Ditë më parë, u raportua se të njëjtit do të largohen nga Kosova.

Kjo për shkak që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ftoi të gjithë vendasit nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”.

Mirëpo a u larguan 40 pjesëtarët e KFOR-it në Ukrainë?

Në një përgjigjie, nga KFOR është thënë që kontingjenti ukrainas prej 40 trupash vazhdon të shërbejë në Kosovë.

Pas largimit të trupave Ukrainas, në Kosovë mbesin edhe 3706 ushtarë tjerë të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat