Kurti e vazhdon traditën e kryeministrave, hip në kombanjë

Aktuale

Kurti e vazhdon traditën e kryeministrave, hip në kombanjë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:45
Albin Kurti në kombanjë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar vizitë tek bujqit e Sopisë së Therandës, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Siç bëjnë rëndom kryeministrat e Kosovës, edhe Kurti e ka vazhduar këtë traditë dhe ka shpërndarë foto nga kombaja.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se “15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme”.

Postimi i tij i plotë:

15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat